Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet në vitin 2013, pritej që diçka të ndryshonte. Ministri i sapo ardhur në detyrë Ditmir Bushati, deklaroi se do të bëntë një reformë të thellë në diplomacinë shqiptare.
Por ndodhi e kundërta. Pak kohë më pas, vetë zoti Bushati bëri të njëjtën gjë që kishte bërë qeveria Berisha. Ai nisi një furtunë shkarkimesh në diplomaci. Por nëse demokratët shkelnin ligjin me një VKM, Ditmir Bushati arriti deri aty sa të bëntë ligjin siç e donte vetë.
“Kur Partia Socialiste erdhi në qeveri në 2013, u pa që ishte ajo që kërkonte të bënte ndryshimin e ligjit, në mënyrë shumë më drastike se sa PD dhe qeveria e saj. Madje PS shkoi në ekstrem. Që u hoq fare neni i kufizimit prej 20 % të emërimit nga jashtë karrierës diplomatike. Dhe u la fushë e lire”, tregon Paskal Milo, ish – Minisër i Jashtëm.
“I’u la dorë e lirë të vullnetit ministrit për trupën diplomatike dhe kryeministrit për ambasadorët”, tregon Arta Dade, ish – ministre e jashtme.
“Më ka shqetësuar çelja e mundësisë me ligj, që ambasadorët të jenë pa kufizim politik, ka qenë 20% e trupës së ambasadorëve me ligjin e mëparshëm, u bo pafund politik”, Besnik Mustafaj, Ish-ministër i Jashtëm.
Për këto ndryshime ligjore, të propozuara nga Ditmir Bushati si ministër i jashtëm pati debate të forta në kuvend. Kundërshtarët ishin edhe vetë deputetë të së majtës. Pyetje që ngrihej, ishte se përse qeveria po hiqte këtë kriter nga ligji?
=>Të gjitha lajmet nga Top Story
https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/497754307455718/
Top Channel