Janë publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e dytë (TM2) 2019 në Kosovë.

Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 39.9%. Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e dytë (TM2) 2019 është 29.8%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt 45.9%, ndërsa punësimi te femrat është 13.7%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 51.6 % të tyre. Ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, me 48.9%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.9%; ndërtimtaria me 13.4%, prodhimi me 12.4%, si dhe arsimi me 9.7%.

Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 38.4% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 61.6% kanë kontratë të përkohshme.Papunësia më e theksuar është te femrat me 32.7%, krahasuar me meshkujt, 22.8%. Shkalla më theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 49.1%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA