Surpriza e çmimeve Oscar, triumfon aktorja nga Kosova Luana Bajrami me filmin me metrazh të shkurtër
Me 155 milionë dollarë të arkëtuar nga biletat në SHBA dhe 323.3 milionë në mbarë botën, brenda vetëm dy javëve të para të shfaqjes në kinema, “It: Chapter Two” duket se do t’i kapërcejë të gjithë filmat e tjerë “It” në Box Office.
Forbes parashikon që filmi i ri, me protoganistë aktorët e famshëm, Jessica Chastain, eJames McAvoy do të grumbullojë gjithsej 560 milionë dollarë brenda kufijve amerikanë e 1 miliardë në të gjithë globin. Përshtatja në ekran e romanit të vitit 1987 nga Stephen King e vazhdon kështu dominimin ndërkombëtar, ndërsa mediat vendase shkruajnë se skenaristi dhe regjisorit Andy Muschietti nuk i mungojnë idetë edhe për një film të tretë.
Adhuruesit e Stephen King janë dyndur në kinema për të marrë emocionet e radhës nga kllouni Pennywise në “It: Kapitulli 2.”
Filmi sheh “Klubin e Humbësve” të kthehen së bashku për ta shkatërruar Pennywise një herë e përgjithmonë. I konsideruar si një prej filmave horror më të frikshëm të të gjitha kohërave, rikthimi i kllounit që ushqehet me makthet e fëmijëve e fshihet në gjirize, ishte pritur me padurim nga fansat, të cilët kanë mundësinë të ndjekin vazhdimin e ngjarjeve pas 27 vjetësh, ndërsa janë shoqëruar gjatë gjithë kohës nga paralajmërimet se ky film, do të ishte edhe më i frikshëm se paraardhësi.
Top Channel