Trajl Raning Albania ka sjellë edicionin e tij të dytë në fshatin turistik të Voskopojës, pjesë e të cilit janë bërë vrapues nga 20 vende të botës. I ndarë në 3 gara, 5, 10 dhe 21 km për femra dhe meshkuj ky aktivitet ka bërë që vrapuesit të kalojnë nëpër shtigjet malore të Voskopojës, duke ofruar për garuesit një eksperiencë ndryshe ku ndërthuret tradita, kultura, kulinaria dhe pasioni për sportin mes një natyre shumë të veçantë.
Fituesit e garave kanë ndarë emocionet e vrapit në shtigjet malore të Voskopojës ku pavarësisht vështirësive të terrenit, panorama dhe natyra e kanë bërë më të lehtë vrapimin.
Pjesë e garërave janë bërë jo vetëm sportistë por edhe të apasionuar pas vrapit dhe aktivitetit fizik. Herman dhe Judith Visser nga Hollanda së bashku me dy fëmijët e tyre vrapuan për 5 km duke shijuar per herë të parë Voskopojën ndërsa mes garuesve në gjaësinë 10 km ndodhej edhe Nexhat Xhalçe 83 vjeçari i cili sfidon çdo grupmoshë.
Voskopoja rënditet ndër fshatrat më të bukur malorë të Shqipërisë me natyrën e paeksploruar dhe peisazhet e mrekullueshme të cilat të ndërthurura me turizmin kulturor dhe kulinarinë e bëjnë atë një potencial të padiskutueshëm turistik.
Top Channel