Në parkun kombëtar të Orikut vijojnë gërmimet përmes projektit shqiptaro-zviceran të Institutit të Arkeologjisë së Tiranës dhe Universitetit të Gjenevës së Zvicrës

Gërmimet e këtij viti janë fokusuar në pjesën veriore të fontanës monumentale, në gjurmimin e fortifikimit antik, si dhe zbulimin tërësor të kishës mesjetare. Gjatë gërmimeve janë zbuluar pjesë të monumentit hidrik të periudhës helenistike, si dhe monedha e punime në qeramike.

Arkeologu Saimir Shpuza thotë se qëllimi i projektit është të finalizohet me masa konsevuese duke i venë në dukje për vizitorët e Orikit.

Ndërkohë parku i Orikut pavarësisht punimeve, vijon të frekuentohet nga të huajt. Ky çift nga Londra që ndodhen me pushime në Vlorë janë te interesuar për të vizituar edhe sitet arkeologjike që Shqipëria ofron, pasi historinë vendin tonë nuk duan ta lexojnë vetëm në libra, por ta shikojnë nga afër.

“Shqipëria është shumë e pasur me histori. Kemi vizituar Apoloninë, dhe Oriku për mua është i mrekullueshëm. Ndjesia e të papriturës rreth asaj çfarë zbulon është emocionuese”- tha Lara, turiste nga Londra.

“Është tepër tërheqese të shikosh se si ka qënë jeta në epokën para Krishtit. Të gjithë elementët historikë arkitektonik dhe peisazhi unik ku ndodhet ky park e bëjnë këtë vend një nga më interesantet për ty vizituar”- tha turisti anglez.

Në këto tre vitet e fundit gërmimet në këte park kanë qënë shumë të pasura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA