Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Rrilë, ku një 34-vjeçar ka aksidentuar me makinë një 10 vjeçar.
Fëmija është transportuar në Qendrën e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.
Lezhë /Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Lezhë – Rrilë, në vendin e quajtur Barbullojë, shtetasi A.L. vjeç 34, banues në Mat, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin e mitur 10 vjeçar A.P. banues në Barbullojë , i cili është transportuar në Qendrën e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel