Kombëtarja e peshëngritjes përgatitet për kampionatin botëror që zhvillohet në Tajlandë dhe që ka një rëndësi shumë të madhe për sa i përket kualifikimit të sportistëve për në olimpiadën e vitit të ardhshëm Tokio 2020.

Në stërvitjen e tyre të fundit në kryeqytet, të gjithë peshngritësit ishin mbledhur në Parkun Olimpik në kryeqytet për testet përfundimtare nën udhëheqjen e trajnerit të kombëtares Sokol Bishanaku.

Aktualisht sportisti që është më pranë sigurimit të pikëve për pjesëmarrje në olimpiadë është Briken Calja, dhe pas tij janë Erkand Qerimaj dhe Krenar Shoraj, ndërkohë që Daniel Godelli e ka të pamundur të sigurojë pikët për olimpiadë pas dështimit të sigurimit të pikëve në garat e kaluara ndërkombëtare.

Klara Asqeriu

Top Channel