Merr flakë banesa në Lushnje, 6 anëtarët e familjes në qiell të hapur
14/09/2019 15:08
Një banesë është përfshirë nga flakët në Lushnjë duke lënë në qiell të hapur 6 anëtarë të një familjeje.
Zjarri, i cili ra në banesën e shtetasit Ramadan Krasniqi, saktësisht në njësinë administrative Fier-Shegan përfshiu fillimisht pjesën e brendshme të banesës për t’u përhapur më pas me shpejtësi.
Në momentin e zjarrit ka qenë brenda 70-vjeçari Krasniqi, i cili është i paralizuar dhe i verbër.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen jashtë të 70-vjeçarit. Banesa u dogj gati plotësisht dhe 6 anëtaret e familjes Krasniqi janë në qiell të hapur.
Top Channel