Ndërsa përflitej se ishte zënë me Sadio Mane, ylli i Liverpool, Mohamed Salah postoi një video që tregon të kundërtën.

Mohamed Salah postoi një video të jashtëzakonshme për të hedhur poshtë zërat se ai kishte kishte bërë sherr me shokun e skuadrës, Sadio Mane.

Mane reagoi me zemërim pasi u zëvendësua gjatë fitores 3-0 të Liverpool ndaj Burnley më 31 gusht, gjoja sepse Salah kishte dështuar t’i kalonte atij për një mundësi shënimi.

Sidoqoftë, egjiptiani hodhi poshtë çdo armiqësi të supozuar.

Në video duken dy fëmijë të vegjël duke vrapuar drejt njëri-tjetrit duke u përqafuar, por mbi kokat e tyre janë fotot e Salah dhe Mane.

Top Channel