Policia ka vënë nën pranga shtetasin me iniciale A.N., 66-vjeç, dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë, të akuzuar për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim”.
Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, ku kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të Gjykatës, për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër.
Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim” duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel