Artur Dauti udhëtoi 180 milje në jug të Anglisë, për të shitur drogë në rrugët e Midlands, e gjitha kjo, për shkak të një borxhi që duhet të shlyente.

Automjeti me të cilin udhëtonte 29-vjeçari u ndalua nga Policia, ata vunë re një paketë cigare të vendosur nën këmbët e Dautit, aty ku ndodheshin 13 pako të mbështjella me drogë.

Në total ishin gati gjashtë gram kokaine me një vlerë prej 650 paund, si dhe iu gjetën 140 paund kesh. Pas një analize të telefonit të tij u gjendën gjithashtu mesazhe të cilat vërtetonin se ai ishte i përfshirë në një shpërndarje droge.

Dauti është burgosur dhe po vuan dënimin e tij prej tre vitesh, të dhënë nga Gjykata e Stoke-on-Trent.

Prokurori i kësaj çështje ka deklaruar se kontrolli i makinës së të pandehurit është kontrolluar dhjetorin e vitit që lam pas.

“I pandehuri ishte shoferi dhe oficerë të policisë vunë re një pako cigare të vendosur në këmbët e tij. Brenda asaj pakoje policia zbuloi se ndodheshin 13 pako të veçanta, me një pluhur të bardhë dhe analizat e kryera kanë konfirmuar se ishte kokainë”, ka thënë Prokurori, Phil Brunt.

Në automjet gjetën një telefon me mesazhe në të në shqip, përmbante mbi njëqind kode postare të ndryshme dhe referenca për shuma parash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA