Romelu Lukaku ishte blerja më e bujshme e Interit gjatë merkatos së verës dhe starti i aventurës së tij me zikaltrit ishte perfekt, duke shënuar nga një gol në dy ndeshjet e para të kampionatit italian.

Nesër në mbrëmje Interi do të presë në “San Siro” Udinesen, ndërsa Lukaku do të provojë të barazojë një rekord të vendosur në vitin 1948, pra më tepër se 70 vite më parë, të bëhet futbollisti i dytë në historinë zikaltër, që shënon në 3 javët e para.

I pari dhe i vetmi futbollist i Interit, që ka shënuar gol në 3 javët e para të kampionatit, ka qenë franko-hungarezi Istvan Nyers, i cili përveç këtij rekordi, në atë sezon u shpall edhe golshënuesi më i mirë, 26 gola.

Pikërisht nesër në mbrëmje Lukaku do të ketë mundësinë t’i barazojë rekordin, ndërsa më pas të shpresojë që kjo t’i shërbejë si një ogur i mirë, për t’u shpallur edhe golshënuesi më i mirë i kampionatit./supersport.al

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA