Protestë e ëmbël në Hong Kong/ Ëmbëlsirat mbajnë mbishkrime politike

13/09/2019 12:37

Në Hong Kong tani, protestohet edhe me ëmbëlsira: Prodhimet tradicionale të festivalit vjetor të mesit të vjeshtës, kanë marrë edhe ato përkohësisht tone politike, në kohën kur territori është përfshirë nga trazira të paprecendeta.

Furrat e bukës në këtë kohë të vitit janë plot me kuti pastash të mbushura me një përzierje të ëmbël nga e verdha e vezëve dhe farat e lotusit.

Mbi to, shpesh ka shkrime që datojnë përmbajtjen apo të dhënat e prodhuesit. Por këtë radhë, mesazhet janë të një natyre tjetër. “Populli i Hong Kongut”, “nuk tërhiqemi” e të tjera shkrime si këto tregojnë se as ëmbëlsirat nuk janë përjashtuar nga fryma e protestës.

Ëmbëlsirat shpesh i jepen anëtareve të familjes me shpresën të shpërndajnë sa më shumë lumturi, vetëm se këtë radhë, po përdoren edhe për të përhapur diçka më shumë. Protestat që në disa raste kanë qenë të dhunshme gjatë disa muajve të fundit u shkaktuan si rezultat i një projektligji për të lejuar ekstradimin e personave të akuzuar në Kinë.

Por që nga ajo kohë, aktivistët i kanë zgjeruar kërkesat e tyre, ndërsa tani ata po bëjnë thirrje për demokraci dhe që udhëheqësit komunistë të Kinës të mos ndërhyjnë në punët e Hong Kongut.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA