Pasi martoi të bijën, Stefi Prifti “thumbon”vëllanë: Endri s’ka bërë dhuratë akoma!

13/09/2019 19:54

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Stefi Prifti rrëfeu me detaje gjithçka ndodhi në dasmën e vajzës së tij të madhe, Marias.

E si gjithnjë kur flitet për dasma, një rol të rëndësishëm zënë dhuratat, sidomos ato që bëhen nga njerëzit e dashur.

Lidhur me këtë, Stefi tha se organizimi i dasmës ishte dhurata më e madhe që ai vetë i kishte bërë së bijës, por akoma më interesant është fakti që as xhaxhai i nuses, Endri, nuk e paska bërë ende dhuratën e tij.

“Xhaxhai si gjithmonë elektron i lirë, por dhuratën s’e ka bërë akoma”, tha me humor Stefi për të vëllanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA