Në një lëvizje që deri përpara pak kohësh do të konsiderohej e paimagjinueshme, ishe kryeministri turk ka dhënë dorëheqjen nga partia në pushtet, AKP e udhëhequr prej Rexhep Tajip Erdogani.

Kreun e shtetit turk e braktis kështu një tjetër aleat i hershëm. Davutoglu njoftoi se planifikon e një partie të re, me të cilën ftoi të bashkohen të gjithë ata njerëz, zemra e të cilëve, sic tha “rreh për të ardhmen e këtij vendi”.

Ish shefi i ekzekutivit e deklaroi dorëheqjen gjatë një konference për shtyp ku u shfaq në krah të tre ish deputetëve të tjerë të AKP-së ( Selcuk Özdag, Abdullah Basci dhe Ayhan Sefer Üstün), të cilët gjithashtu njoftuan daljen nga partia.

Njoftimet në shtypin turk tregojnë se brenda kësaj force politike ka plot figura të pakënaqura me kursin e Erdoganit. Në muajin korrik, prej saj u largua edhe Ali Babacan, i cili gjithashtu besohet se do të themelojë një parti të re.

Davutoglu e kishte akuzuar së fundi disa herë AKP-në se po largohet nga parimet e saj bazë, ndërsa e kritikoi ashpër mes të tjerash anulimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Stamboll në muajin mars, të cilat AKP-ja i humbi edhe pas ripërsëritjes në fund të qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA