Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit B.E, i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik në kohëzgjatje prej njëzet muajve për veprat penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata thotë se të akuzuarit B.E në këtë vendim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, si dhe iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim.

“Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës i akuzuari B.E nga muaji gusht të vitit 2018 e deri në muajin janar 2019, me anë të fotografive dhe video-incizimeve ka bërë propagandim lidhur me organizatën “ISIS” duke përkrahur haptas veprimet e tyre, po ashtu me datë më 10 janar 2019 përmes kanalit të njëjtë ka postuar foto me përmbajtje kërcënuese ndaj të dëmtuarit R.H. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë./ KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA