LIVE/ Teherani godet dy herë impiantin më të madh të gazit në botë, Izraeli vijon fushatën kundër Hezbollahut në Liban, Trump: Nuk do të dërgoj trupa në Iran 19/03 21:05
Ditët europiane të trashëgimisë kanë gjallëruar Elbasanin me një sërë aktivitetesh të cilat synojnë promovimin e vlerave tona kulturore.
Pranë Muzeut Etnografik janë ekspozuar kostume popullore të zonave të ndryshme të Shqipërisë, punuar me mjeshtëri nga artizanet elbasanase.
Të tilla aktivitete synojnë, jo vetëm të promovojnë traditën, por edhe të kthejnë dashurinë dhe interesin për të. Me keqardhje artizanët vërejnë se tradita po shkon drejt zhdukjes.
Trashëgimia kulturore elbasanase nuk mund të kuptohet pa sofrën me këngë e valle rreth saj. Kulinaria mbetet po ashtu një pikë e fortë për tërheqjen e turistëve.
Top Channel