Vëllezërit Prifti dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, ishin dikur bashkëpronarë të një prej klubeve më të mëdha të natës, e pikërisht pas mbylljes së biznesit në fjalë, u fol për një “prishje” të miqësisë së tyre.
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Stefi tregoi se në fakt ajo që ndodhi vite më parë ishte thjesht një keqkuptim i dyanshëm, që për fat të mirë nuk e ka ndërprerë komunikimin dhe miqësinë me Aurelën.
“Ishte një gjë e vogël, një keqkuptim. Ishte një telefonatë e keqkuptuar, një incident më saktë që e plasariti xhamin”, sqaroi ai.
Por tashmë gjërat mes tyre shkojnë më mirë se kurrë, ndaj edhe Aurela jo vetëm që s’mungoi në dasmën e vajzës së tij, por ishte një nga këngëtaret që mbajti gjallë atmosferën.
Top Channel