Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e tretë të vizitës së tij në Japoni ka vizituar federatën më të madhe të bizneseve në Japoni “Keidanren”, ku ka prezantuar mundësitë e investimit në Kosovë.

Kreu i shtetit ka thënë se tregu i Kosovës me popullatën më të re, të talentuar, me ligjin për investime strategjike, me infrastrukturën rrugore dhe pozitën gjeografike përbën një vend ideal për investimet japoneze, derisa i ka ftuar përfaqësuesit e kompanive dhe korporatave japoneze që me 2 tetor 2019 të marrin pjesë në Seminarin e Bizneseve të Kosovës, që do të mbahet në Vjenë.

Në vijim gjeni të plotë postimin e presidentit Thaçi në rrjetin social Facebook:

Në federatën më të madhe të bizneseve në Japoni “Keidanren”, kam prezantuar mundësitë për të investuar në Kosovë. Tregu i Kosovës me popullatën më të re, të talentuar, me ligjin për investime strategjike, me infrastrukturën rrugore dhe pozitën gjeografike përbën një vend ideal për investimet japoneze.

I ftova të gjithë përfaqësuesit e kompanive dhe korporatave japoneze që me 2 tetor 2019 të marrin pjesë në Seminarin e Bizneseve të Kosovës, që do të mbahet në Vjenë, ku pritet që në detaje të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA