Deklarata e Presidentit çek, Millosh Zeman se do të kërkojë tërheqjen e njohjes së Kosovës, një vend i cili sic tha, “nuk i pëlqen”, ka shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës çeke.

Ministri i Jashtëm Tomáš Petříček u përpoq ta kalonte me të qeshur, duke thënë se kreu i shtetit e “ka marrë inat Kosovën“, për shkak se mundi në futboll kombëtaren e Çekisë.

Petricek kujtoi se vendi i tij ruan marrëdhënie korrekte me Prishtinën dhe me Beogradin. Në një linjë me të ishte dhe ish shefi i diplomacisë ceke , Karel Schwarzenberg që tha nëse Zemani është i bindur se Kosova nuk ekziston, le të shkojë e të flasë pak me lojtarët çeke.

“Është e pamundur”, u shpreh ai, “nëse një shtet është njohur një herë, nuk themi dot që nuk është aty“.

Edhe kryetari i senatit, Jaroslav Kubera reagoi ndaj pretendimeve të presidentit.

“E tha vetëm për të kënaqur serbët, por nuk ka për të arritur asgjë. Nuk ka fuqi ligjore për të bërë ndryshime të tilla”, u shpreh Kubera.

Ndërkohë dhe kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj e zbuti qëndrimin e tij me një letër ku shpjegonte se arsyeja e anulimit të vizitës në Pragë ishin angazhimet për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Haradinaj i shprehu falenderimet e veta më të sinqerta Kryeministrit cek, Andrej Babis për ftesën e drejtuar për pjesëmarrje në samitin e Vishegradit, ndërsa shtoi se e çmon përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës europiane të rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA