Asnjë qytetar nuk i shpëton dot sorollatjes nga një zyrë në tjetrën në zyrën e Kadastrës Vlorë.
Të lodhur nga trokitja nëpër dyer nuk janë të paktë ata që largohen pa gjetur zgjidhje për çështjet e pronësisë.
Ky qytetar është personi zëri i të cilit dëgjohet në një video të publikuar një ditë më parë në faqen e internetit të Top Channel ku shfaqet duke debatuar me zv. Drejtorin e hipotekës Klodian Troci, i cili u largua nga posti duke dhënë dorëheqjen me kërkesë të kreut të agjencisë së kadastrave, Artan Lame.
Ditën e mërkurë përfaqësues nga Drejtoria e Policisë dhe hetimi i krimit ekonomik kanë mbërritur në zyrat e Kadastrës Vlorë pasi sipas burimeve 23 punonjës janë në hetim për shpërdorim detyre.
Këtyre zhvillimeve i parapriu edhe largimi i krerëve të hipotekës dhe Aluzinit për shkak të një skandali që ka të bëjë me një çështje të pashqyrtuar edhe pse ishte dhënë drita jeshile nga Gjykata e Lartë.
Top Channel