Kosova ka numër më të madh votuesish sesa numri i përgjithshëm i popullatës rezidente.

Sipas listës paraprake te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit është 1.972.466, ndërsa shifrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2018 tregojnë se numri i popullatës së përgjithshme rezidente në Kosovë ishte 1.795.666.

Lista e votuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, nxirret nga regjistri qendror civil dhe përfshinë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që jetojnë brenda dhe jashtë vendit.

Disproporcioni mes listave të votuesve dhe numrit të banorëve, për përfaqësues të shoqërisë civile të cilët merren me monitorimin e zgjedhjeve, paraqet një problematikë të madhe në vend.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Europa e Lirë se numri më i madh i qytetarëve me të drejtë vote sesa numri i përgjithshëm i banorëve, mund të cenojë edhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Fakti që kemi diku 100 mijë apo më shumë votues sesa banorë ngjall mosbesim në integritetin e procesit zgjedhor, sepse rrit automatikisht mundësinë për keqpërdorim apo manipulim të votave”, thotë ai.

Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian, në vlerësimin e bërë në vitin 2017 të procesit zgjedhor, kishte kërkuar veç të tjerash që në të ardhmen, certifikatat e vdekjes të lëshohen në mënyrë automatike dhe jo me kërkesë të familjarëve, siç veprohet aktualisht në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA