Automjeti i një oficeri të policisë së Shkodrës është djegur në orët e para të ditës së sotme.
Arber Duli, ka parkuar mjetin e tij në afërsi të banesës dhe rreth ores 04:00 të mëngjesit ka vënë re zjarrin.
Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët dhe nuk ka probleme me askënd.
Duli vitet e fundit ka punuar në sektorin e krimeve në policinë e Shkodrës. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 12.09.2019, gjatë natës, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër është djegur pjesërisht mjeti tip Wolkswagen, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, i cili ka qenë i parkuar.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.
Top Channel