Xhensila Pere ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u diskutua mania që gratë shqiptare kanë për punët e shtëpisë dhe ndihma që marrin nga bashkëshortët e tyre.
Në bisedë e sipër, Xhensila tregoi se që e vogël ka mësuar të pastrojë, të gatuajë, të kujdeset për vëllanë, madje ka qëndisur edhe pajën e së motrës.
“Në moshën 10 vjeçare unë kam arritur të qëndis një palë çarçafë për pajën e motrës që martohej. Punoja me shtiza, me grep, të gjitha. Byrekët e këto s’i llogaris fare se dhe bakllavanë sot e kësaj dite e bëj vetë”, tha ajo.
Mirëpo në një nga lidhjet që ka patur, partneri nuk ka qenë aq punëtor sa Xhensila, përkundrazi ajo vetë pranoi se ziheshin dy herë në ditë për punët e shtëpisë dhe kujdesin personal.
Top Channel