Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar, Ulsi Manja ka reaguar pas takimit që zhvilloi sot me delegacionin e Komisionit të Venecias.
“Me delegacionin e Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe objektivitetin e trajtimit të kësaj çështje nga ana e Komisionit Hetimor, të ngritur me vendimin nr.84/2109 të Kuvendit të Shqipërisë”, shprehet Manja.
Manja thekson se “ndamë pikëpamjen që Komisioni Hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor, duke u nisur nga parimet dhe standardet më të larta profesionale dhe kushtetuese.”
“Me objektivitet maksimal, me qëllim vendosjen e një tradite juridike parlametare, të parën në llojin vet për Shqipërinë”, shprehet ai.
Top Channel