Një rrugë e rikonstrukturuar në Klos është kthyer në problem për banorët.

Sepse, sipas tyre, makinat tashmë ecin me shpejtësi në një zona të banuar, ndërsa kërkojnë vendosjen e pengesave të shpejtësisë.

Bëhet fjalë për aksin rrugor Klos-Burrel, i asfaltuar thuajse në të gjithë gjatësinë e tij. Banorët thonë se pas këtij rikonstruksioni mjetet lëvizin me shpejtësi të lartë, që nga dalja e qytetit deri tek hyrja e gjimnazit “Shaban Çollaku”.

Qytetarët e Klosit ngrenë më së shumti shqetësimin për fëmijët, të cilët do të jenë edhe më të rrezikuar sapo të nisë viti i ri shkollor.

Në rrugën kryesore nuk ka asnjë tabelë informuese, se pikërisht përgjatë kësaj rruge janë dy ndërtesa shkolle.

Qytetarët kërkojnë që të vendoset sinjalistika vertikale, por të ndërtohen edhe pengesa shpejtësie në rrugë.

Qytetarët kërkojnë gjithashtu edhe një angazhim më të madh të efektivëve të policisë rrugore për ndëshkimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar në këtë rrugë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA