09/01 23:03
Trump mund të takohet me liderin e Iranit, Rouhani. Kështu tha në një deklaratë të martën Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.
Dy udhëheqësit mund të takohen mes njëri tjetrit në sesionin e ardhshëm të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sipas Pompeos Trump mund ta takojë Rouhani-n pa asnjë kusht.
Pompeo i bëri komentet në një konferencë shtypi ku njoftoi sanksione të reja ndaj disa grupeve, duke përfshirë Gardën Revolucionare Islamike të Iranit dhe grupit palestinez Hamas.
Njoftimi u bë në prag të 18-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington.
Top Channel