Do të jetë një panair makinash si asnjë tjetër, premtojnë organizatorët e eventit të shumëpritur në Frankfurt, qe ngre siparin në 12 shtator.

Panairi i zhvilluar një herë në dy vjet, në alternim me atë të Parisit që mbahet po në shtator, konsiderohet një ndër më të rëndësishmit e sektorit në nivel global.

Këtë vit megjithatë do të ketë disa mungesa: një duzinë prodhuesish kanë hequr dorë nga ekspozimi i modeleve të tyre në qytetin gjerman; kostot sa vjen e rriten e kështu formula tradicionale e sallonit ka nisur të japë shenja krisjeje. Për ketë arsye do të mungojë aleanca Nissan-Mitsubishi, brandet premium Aston Martin, Cadillac, Rolls-Royce, Volvo, Chevrolet e dy japonezet, Toyota dhe Mazda.

Vëmendjen do ta rrëmbejnë kështu grupet kryesore VW, Bmw e Daimler. Bmw po pret Frankfurtin për të prezantuar gjeneratën e fundit të suv-coupé X6; në panair debuton edhe seria e saj e re 8 Gran Coupe. Mini Coper SE është e gjitha elektrike me emetime zero. Drejt një skenari të tillë lëviz dhe Volkswageni me modelin ID3.

Fordi gjithashtu e ka përqendruar vëmendjen tek makinat elektrike dhe Kuga-n e re dhe modelet hibride që përfshijnë dhe Puma Hybrid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA