“Më shite shtëpinë! Zbato vendimin e Gjykatës!”, qytetari akuzon nëndrejtorin e Kadastrës Vlorë/VIDEO
11/09/2019 14:56
Ky është momenti kur një qytetar hyn në zyrën e nëndrejtorit të dorëhequr të kadastrës Klodian Troci, duke e akuzuar atë se i ka shitur shtëpinë në bashkëpunim me firmën.
Qytetari që e ka dërguar këtë video në “Ti Raporton”, në Top Channel i kërkon nëndrejtorit që të zbatojë vendimin, të cilin e ka prej kohësh në zyrë.
Duke biseduar me tone të acaruara me zyrtarin e kadastrës, qytetari në video i bën thirrje Kryeministrit të shohë se çfarë po ndodh në Vlorë dhe të marrë masa.
Top Channel