Plagosi me kallashnikov një 48-vjeçar, Policia e Korçës arreston pas katër ditësh autorin e dyshuar të krimit. Arrestimi i shtetasit J.H., 28 vjeç është bërë pas bashkëpunimit të policisë me familjarët dhe avokatin e të dyshuarit.
I riu nga Korça, është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, i shoqëruar nga avokati i tij.
J.H., ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”. Mbrëmjen e 7 shtatorit, në Lagjen nr 6, për motive të dobëta ka tentuar që të vrasë më kallashnikov shtetasin I.H., 48 vjeç, duke e lënë të plagosur rëndë. Pas krimit, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet në përdorim të tij.
Gjatë marrjes në pyetje J.H., ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “BMË”. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.
Top Channel