Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Boris Johnson tha se “ka një mënyrë” për të arritur një marrëveshje të re të Brexit, pasi mbrojti vendimin për pezullimin e Parlamentit për pesë javë.
Kryeministri tha se “shumë njerëz” donin një marrëveshje, por ai ishte i përgatitur të dalë edhe pa një të tollë, nëse është “absolutisht e nevojshme”.
Parlamenti nuk do të rifillojë punën deri në 14 tetor, tre ditë para një samiti të rëndësishëm në lidhje me Brexit me liderët e BE-së.
Disa deputetë protestuan kundër pezullimit të Parlamentit, duke mbajtur në dorë mesazhe “Heshtje”, ndërsa bërtisnin kundër Kryeministrit:-“Turp për ty”.
Por z. Johnson kundërshtoi pretendime e deputetëve kundërshtare, duke thënë t se ky ishte një sulm ndaj demokracisë dhe se partive opozitare iu dha shansi për një zgjedhje para afatit të Brexit në 31 tetor.
Top Channel