
26/02 17:39
Një peshkatar në Mejn të SHBA-ve ka kapur një karavidhe të veçantë, me dy ngjyra.
Rastet kur zhguallorët detarë janë me dy ngjyra tilla janë shumë të rralla, 1 në 50 milionë.
Kjo karavidhe i ka ngjyrat e ndara në mes, dhe njërën anë e ka të zezë, tjetrën të kuqe.
Gjasat janë që ngjyrat të jenë ndarë për shkak të një mutacioni gjenetik, sipas shkencëtarit amerikan, Met Thaluhauser.
Kapiteni Deril Danham, peshktari që e gjeti, ka vendosur t’ia dhurojë gjallesën e rrallë Qendrës së Kërkimeve për Peshkim.
Top Channel