Përgjatë ekspozitës “Urimet më të mira”, në Galerinë Kombëtare të Arteve, ministrja e kulturës Margarit dhe kreu i Bashkisë Tiranë Veliaj, ju komunikuan studentëve lehtësirat e përdorimit të Kartës së Studentit për të aksesuar galeritë, muzetë, apo sitet e tjera të trashëgimisë.
Të gjitha këto do të përfitohen me një zbritje prej 70 përqind të vlerës aktuale.
“Sot i japim mundësinë reale të gjithë studentëve me kartën e studentit që të mund të aksesojnë sitet e trashëgimisë me skonto të dedikuara për studentët. ka qenë një nga kategoritë e para me të cilët kemi folur dhe i kemi mbështetur. Vërtet çmimet aktualisht janë të ulta për të frekuentuar sitet e trashëgimisë kulturore, jo vetëm në muze, por edhe parqe arkeologjike, ku mund të kaloni një ditë të tërë. Pse jo edhe në parqet e Apollonisë. Por tashme keni një mundësi më shumë për t’i vizituar”, shprehet Elva Margariti.
Këto përfitime nuk janë vetëm për studentët e Tiranës.
“Një student i Tiranës nuk do gëzojë skonto dhe ulje çmimesh vetëm në territorin e Tiranës, por tani në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe sic po shohim edhe në shumë vende të tjera në botë ku prezantohet karta e studentit. Paketa e bashkisë i prezantohet asaj të ministrisë për teatrin e metropolit, muzeun Kadare, në të njëjtat shifra diku tek 70 përqind skonto. Pra me një zbritje të qenësishme, por prapë diçka për ti ruajtur dinjitetin institucionit ap[o veprës që vizitohet me këtë pagesë modeste”, shprehet Veliaj.
Studentët e pranishëm e shfrytëzuan këtë mundësi për t’u njohur më mirë me veprat e kësaj ekspozite që erdhën në Tiranë, pothuajse 20 vite më parë, nga Muzeu Stedelijk dhe nga studio e artistit Jan Dibbets. Këto vepra u mblodhën me kërkesën e tij drejtuar 50 artistëve, ku u kërkonte atyre t’u dhuronin punë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Jetona Koçibelli
Top Channel