Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet autori
10/09/2019 20:46
Të shtëna me armë janë regjistruar në afërsi të katedrales së Lezhës, ku një 37-vjeçar me iniciale A.K ka mbetur i plagosur në këmbë.
Mësohet se policia ka identifikuar autorin e krimit, shtetasin A.D, ku po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.
Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
*Lajmi mbetet në përditësim
Top Channel