Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, e gjejnë të përçarë jo vetëm spektrin politik shqiptar, por edhe atë serb.

Tre parti politike kanë krijur një koalicion, i cili mund të cënojë dominimin e Listës Serbe ë gëzon mbështetjen e plotë të Beogradit. partia Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçic i cilëson këto parti si “përfaqësuese shqiptare të serbëve”.

SNS-ja e Vucicit është e bindur se serbet e kosovës duhet të përfaqësohen vetëm nga Lista Serbe. Të gjithë të tjerët, sic pohon ajo vetë, Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës dhe koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia e Re në Kosovë dhe dy iniciativa qytetare të kandidatëve të pavarur me emrin „Sloboda” (“Liria”) – „nuk duan të punojnë për unitetin e korpusit nacional serb në bashkëpunim me Beogradin zyrtar”.

DW kujton se vlerësimet e Beogradit për Listën Serbe janë shoqëruar gjithmonë përpara zgjedhjeve me kritika të ashpra ndaj kandidatëve dhe partive të tjera, deri tek frikësimi dhe presionet e mëdha ndaj zgjedhësve.situata mbërriti kulmin me vrasjen e dy kandidatëve për kryetar bashkie të Mitrovicës së Veriut: Dimitrije Janiqijevic dhe Oliver Ivanovic. Zgjedhjet e parakohshme mbahen pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës si i dyshuar në Gjykatën Speciale për krimet e UÇK.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA