Policia e Shtetit bën me dije se janë kryer kontrolle për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Gjatë orëve të fundit janë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndës narkotike, ku 3 persona janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 53 doza me lëndë të dyshuar kanabis, gati për shpërndarje.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Dritan Hoxha”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë;

– K. A., 25 vjeç, banues në Tiranë;

Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”, në rrugën “Petro Marko”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve).

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi: D. A., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Petro Marko”, këta dy shtetas kanë qenë duke qëndruar së bashku dhe në momentin që shërbimet e policisë janë afruar për kontroll shtetasi K. D. ka hedhur në shkurre një qese me 34 doza me lëndë të dyshuara kanabis.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA