Restaurohet Kisha e “Shën Premtes”. Dalin në dritë afreske të reja në objektin e kultit të shekullit 12

10/09/2019 12:25

Ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Shën Premtes në Balldren të Lezhës, monument kulture i kategorisë së parë, që i përket shekullit të 12-të.

Gjatë punës së nisur për rikonstruksionin e saj janë zbuluar afreske të reja që kanë dalë në dritë, specialistët e vlerësojnë këtë kishë si një nder objektet religjioze më të veçanta.

Në prag të pushtimit osman të vendit tonë, klerikët por edhe banorët e zonës i kanë lyer muret e Kishës me gëlqere për ti ruajtur nga shkatërrimi këto afreske nga pushtuesit.

Sipas studimeve thuhet se afresku i zbuluar “Darka e Fundit” e mureve të Shën Premtes së Balldrenit është më e vjetër se piktura murale e Leonardo Da Vinçit.
Muret e kësaj Kishe të lyera me gëlqere mbartin vlera mjaft të çmuar për vendin tonë.

Kristiana Pemaj

Top Channel