Njihuni me ‘Qeverinë’ e re të BE-së. Komisioneri për Zgjerim do jetë hungarez

10/09/2019 12:56

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka prezantuar kabinetin e ri.

“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen.

Për Shqipërinë me interes është Komisioneri për Zgjerim, post në të cilin Ursula von der Leyen ka zgjedhur hungarezin László Trócsányi. Ai është anëtar i Parlamentit Evropian dhe më parë ka shërbyer si Ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite.

Ndërkohë, Johanes Hahn, i cili mbante këtë detyrë, do të vijojë të qëndrojë në ‘Qeverinë’ e BE-së pasi i është caktuar posti i Komisionerit për Buxhetin.

Sa i përket funksioneve të tjera, veçohet emërimi i Paolo Gentilonit në krye të Komisionit për Ekonominë dhe Phil Hogan që do të drejtojë Komisionin e Tregtisë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA