Në Bashkinë Gjirokastër shkolla “Së bashku” ka mbyllur dyert, ndërsa nxënësit e saj janë transferuar në një tjetër ambient. Në Gjirokastër ka rreth 20 shkolla ku ende duhet ndërhyrje.

Problemet më të shumta ka në shkollat rurale. Prefekti Astrit Aliaj foli për përgjegjësi institucionale të drejtuesve të shkollave.

Drejtuesja e Agjencisë së mirëqenies dhe kujdesit social në Gjirokastër, Irena Karagjozi, u shpreh se kjo agjenci ka një hendek të thellë financiar, ndërsa shumë godina shkollore janë në gjendje të amortizuar.

Në njësinë administrative Ballaban, në Këlcyrë, dy shkolla fillore janë mbyllur duke bashkuar klasat, për shkak të numrit të ulët të nxënësve, largësisë nga qendra dhe godina totalisht të amortizuara.

por edhe Vetë qyteti i Gjirokastrës kërkon ndërtimin e një shkolle të re. Me gjithë reduktimin e numrit të nxënësve në nivel qarku prej largimit të popullsisë qytetet në Jug po përballen me një përqendrim të nxënësve që po lënë shkollat e fshatrave dhe po zhvendosen drejt qytetit. Rreth 6000 nxënës të shkollave të mesme e 9-vjeçare kanë studiuar vitin e kaluar në 3 bashkitë e Gjirokastrës, Dropullit e Libohovës. Këtë vit pritet që numri të jetë gati 10% më i ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA