Implementimi i skemës së re të pensioneve që nisi me reformën e ndërmarrë në vitin 2014 ka dështuar.

Kjo reformë nuk ka sjellë zbutje të deficitit financiar për shkak të raportit kontribues- përfitues  për çka më herët, ekspertët patën paralajmëruar për një kolaps të kësaj skeme pasi në këtë konkluzion ka dalë në raportin më të fundit Kontrolli i Lartë i Shtetit. Aktualisht  në Shqipëri përfitojnë pagesë pensioni 621.2 mijë pensionistë, \ndërkohë që derdhin kontribute 752.5 mijë persona që janë të punësuar, çka do të thotë 122 persona mbulojnë me kontribute 100 pensionistë.

Skema e pensioneve subvencionohet nga buxheti i shtetit në një vlerë jo të vogël. Për vitin 2018  janë dhënë nga buxheti i shtetit 26 miliardë lekë,ndërkohë që duke qenë skemë e kontributeve duhej të siguronte të ardhurat  nga kontributet e të ardhurave.

Nga audidi i Kontrollit të Lartë të Shtetit del në pah se një numër jo i vogël të punësuarish punojnë në të zezë. Por nga ana tjetër ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht në skemën e pensioneve  siç janë lindshmëria në ulje, emigrimi në rritje dhe plakja e popullsisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA