Kanabis dhe municione, operacioni antidrogë vë në pranga 2 persona dhe shpall në kërkim 2 të tjerë

10/09/2019 10:05

Është finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Cakrani”, nga forcat e Policisë së Fierit, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

Në pranga kanë rënë N. D., 61 vjeç, banues në Cakran dhe J. D., 47 vjeç, banues në Cakran.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA