“Duam që lufta të zgjidhet në formë paqësore”, zëdhënësi i Kremlinit: Nuk ka ende reagim nga Zelensky ndaj thirrjeve tona për bisedime Për 30 vjet, artistët Camille dhe Manolo kanë sjellë në jetë figurën mitike të centaurëve përmes teatrit të tyre ujor; tani nga Marsjea e Francës, kërkojnë të mbërrijnë në skenat ndërkombëtare.
“Për mua është një ëndërr e bërë realitet”, rrëfen Manolo që e krijoi kompaninë Théâtre du Centaure në 1989.
I magjepsur nga personazhi gjysmë njeri-gjysmë kalë i mitologjisë, Manolo dhe Camilla që iu bashkua shumë shpejt idesë së veçantë të tij, kanë vënë në skenë pjesë klasike të reja duke entuziasmuar publikun në Paris, Berlin, Singapor, Stamboll, Marok e festivalin Avignon.
“Nuk më interesojnë numrat teknike, nuk dua të tregojë aftësinë e kuajve, se cfarë mund të bëjnë ata në skenë; unë kërkoj simbiozën e këtyre kafshëve me njeriun”, shprehet Maonolo.
Aktori-centaur, pjesët e para i krijoi me adoleshentë në rajonin e Burgonjës, ndërsa kur trajektorja e tij u ndërthur me atë të Camillës dhe pasionit të saj për teatrin, show mori formë më të plotë. Kostumet u thjeshtuan, dhe kuajt shfrytëzohen pa ceremoni. Pasioni i tyre është i ngjashëm me priftërimin, pasi është e nevojshme, që pa u lodhur, të kujdesen për kafshët që i konsiderojne se gjysmën tjetër të tyre.
Irida Vasia
Top Channel