Deri në fund këtij viti, bimësia në një sipërfaqe prej 10 mijë kilometrash katrorë në Amazonë rrezikon të shkatërrohet krejtësisht.
Situata në pyllin më të madh tropikal të globit është katastrofike: brenda vitit, niveli i shpyllëzimit në mushkërinë e botës është rritur me 300%, duke i shtyrë autoritetet të japin alarmin.
Gushti është gjithmonë muaj i shoqëruar me thatësira e zjarre natyrale, por këtë vit, masakra mjedisore e Amazonës i detyrohej në masë të madhe veprimeve kriminale të fermerëve, që vinin zjarre për të hapur kullota e për të liruar terren.
Problemet më te shumta duket se vinin nga prodhuesit e sojës. Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, e përkufizoi gjendjen si “katastrofë njerëzore” për popullsinë indigjene në zonë, e që sipas saj, do të ketë një “ndikim të tmerrshëm” mbi të gjithë njerëzimin.
Bachelet i bëri thirrje të gjitha qeverive të vendeve të Amazonës të angazhohen për shpëtimin e saj, duke u kujtuar ndërkohë edhe shteteve të tjera se askush nuk mund ta konsiderojë veten “të përjashtuar nga kriza”.
Top Channel