“Do jesh apo jo në BBV?”/ Selin Bollati pyet Monika Kryemadhin: Patjetër që do kisha qejf, por…
Prej 1 muaji është krijuar Shoqata e Futbollistëve në shqipëri një organizatë që ashtu sic ndodh në mbarë botën do të mbrojë interesat e të gjithë lojtarëve.
Në ambientet e Hotel Tiranës është zhvilluar takimi i radhës i kësaj shoqate ku u diskutuan për kontratat kolektive, propozimet për ligjin e e sportit apo edhe probleme të tjera me të cilat janë ndeshur futbollistët gjatë 4 javëve të fundit.
Presidenti i kësaj shoqate, Andi Lila pasi bëri një bilanc të punës së kryer gjatë kësaj kohe, bëri të ditur edhe një objektiv tjetër që ka të bëjë me futbollin e femrave.
Andi Lila më pas theksoi se shpreson gjithashtu që të rritet ritmi i punës gjatë këtij muaji përsa i përket ligjit të sportit duke theksuar bindjen se lojtarët do të thonë fjalën e tyre me më shumë force.
Klara Asqeriu
Top Channel