Reja ndryshon kapitenin: Kam vendosur të heq Mavrajn për zgjedhje teknike, Hysaj kapiten

09/09/2019 12:15

Trajneri Edi reja ka nisur përgatitjet për ndeshjen e nesërme të Kombëtares, atë ndaj Islandës.

Reja në konferencën për shtyp tha se për këtë ndeshje ka vendosur të ndryshojë kapiten.

“Kam vendosur të heq Mavrajn për zgjedhje teknike prandaj do jetë Hysaj kapiten”, tha Reja.

“kjo është ndeshja që mund të vendosë nëse do të vazhdojmë ëndrrën evropiane ose do të kemi vështirësi të mëdha. Nëse nuk fitojmë do të ulë ndjeshëm shanset për kualifikim, por kemi 3 ndeshje në shtëp9i të shfrytëzojmë faktorin fushë, dhe nëse fitojmë reduktojmë diferencën me të tjerat. Do të kërkojmë të marrim pikë dhe jashtë shtëpisë”, tha Reja më tej.

“Që kur erdha këtu nisa punën me skemën 3-5-2 është e vështirë të perfeksionohemi në këtë mënyrë loje.. me Moldavinë bemë mirë me ketë skemë, ndërsa me Francën jo, më pëlqen të mbrohem duke sulmuar. 3-5-2 të jep mundësinë të luash me 2 sulmues. Me Francën në ndeshjet e para u munduam të bënim presing, por raporti mes sulmit dhe mbrojtjes nuk ishte ai që menduam. Moduli u ndryshua por rezultati ishte 3-0.

Kur luhet çdo 3 ditë do të bëj vlerësimet e mia përsa i përket skuadrës, do të marr venfdimin tim këto dy ditë për të bërë ndryshimet. Reparti i mbrojtjes do të ketë pak ndryshime me Dermakun që do të zëvendësojë Mavraj. Do mundohemi që në këtë ndeshje të jemi më ofensivë. Mendoj se do t’i bëjmë një freskim të ekipit sigurisht pasi të kem parë edhe në stërvitje se kush rekuperon më mirë. Roshi është më mirë kur skuadra e lejon të sulmojë, për mrbrojtjen është çështje e vëmendjes.Kërkoj më shumë vëmendje në ndeshjen e radhës, uroj që të jetë në të njëjtën formë si me Moldavinë”, tha trajneri.

Ndërsa duke iu referuar ndeshjes me Islandën, Reja u shpreh: Islanda është një skuadët të cilën muind ta mundim. Duhet të kemi vëmendjen dhe po punojmë për këtë. Mendoj lojtarët janë gati për këtë përballje.

Përsa i përket zëvendësmit të Mavraj Reaha, tha: Duhet të bëj një vlerësim për të gjithë grupin dhe t’u japë të gjithëve mundësinë për të luajtur. Është një zgjedhje teknike. Mavraj është i aftë në lojën në ajër nuk gaboi në goditjet standarde, po ashtu edhe Dermaku. Duhet të bëjmë një vlerësim akoma më të mirë po të njëjtave situata dhe të zgjedhim edhe lojtarët më të mirë sigurisht duke parë edhe kundërshtarët.

Lidhur me agresivitetin në fushë Reja tha: U munduam të ishim agresivë ndaj Francës është e vështirë t’i kapësh francezët, të mbajnë topin jo më kot janë kampionë botë. Duhet të punojmë si skuadër, presingu është efikas kur punohet si skuadër. në momentin që rikuperojmë topat duhet të jemi 3-4 lojtarë të gatshëm. por kur dinim çfarë të bënim me topin ishim agresivë, krijuam diçka pozitive Duhet të bëjmë një lojë sa më funksionale për të arritur një rezultat sa më pozitiv

Kur humbet një ndeshje, trajneri është në diskutim dhje kjo është mëse e drejtë. Por kemi një grup të mirë. Detyra imë është t’i përmirësoj, kemi bashkëpum të mirë më lojtarët e stafine FSHF. Nuk bëj unë vlerësimet. Po bëj ç’është e mundur për të arritur rezultatet.

Ndaj Francës diçka pozitive e bëmë, por bëmë edhe gabime që nuk duhet t’i përsërisim.

Nga ana tjetër Elseid Hysaj tha: Të harrojmë ndeshjen me Francën e dinim që ishte një skuadër shumë më e mirë se Shqipëria. Duhet ta harrojmë dhe të jemi të përqendruar e të japim maksimumin ndaj Islandës.Trajneri na foli për rëndësinë e sfidës me Islandën. Jam gjithmonë i gatshëm të jem kapiteni i skuadrës.

Shpresoj ta kem, të vazhdojmë me fitore nuk është e drejtë që lojtarët të sulmohen. Ndeshjet janë 90 minuta dhe jo 5 minuta kështu që është normale që lojtarët të gabojnë. Nuk kemi potencial shumë për të mposhtur Francën. Ne nuk do shkonim më Francë e të fitonim 3-0, ne do shkonim për të bërë maksimumin. E vijmë këtu, të japim 100% për vendin tonë.

Është detyra ime të mbaj krahun tim, të gjithë lojtarët kanë një detyrë dhe nëse secili bën detyrën e tij nuk është e nevojshme që të bëjmë detyra ekstra. Besoj se ndeshja me Islandën do të jemi gati. Do të jetë ndeshje e vështirë dhe me presion, ne kemi vlerat tona, por edhe te Islanda nuk do të jenë të qetë. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel