Nga këmbët e Valon Berishës, i cili u aktivizua si zëvendësues ndaj Çekisë, mori udhë goli i fitores për Kosovën, i realizuar nga Vojvoda. Në lidhjen e drejtpërdrejtë për SuperSport, futbollisti i Lazios tregon emocionet e aktivizimit pas thuajse 7 muajsh mungesë.

“Ndjenjë shumë e mirë. Pas 7 muajsh pa luajtur, isha i gatshëm për fitoren. E kam ditur që nuk mund ta nis nga fillimi, por jam gati të jap maksimumin për Kosovën për sadopak minuta.”

Asistim dinak: Ishte një goditje këndi para se shënuam, dhe e pashë që ishte i lirë, ma bëri me kokë. Në fillim provova për të parë sesi do të reagonin ata, ndërsa tek e dyta sikur e dinim që do të shënonim, sepse ishte i lirë. Ai variant na fitoi lojën. Por ishte një ndeshje e fortë. Luftuam deri në fund për të mos pësuar. Edhe me ndihmën e tifozëve ia arritëm.

Kualifikimi: Nuk është mirë për të folur që tani, por ka qenë një hap i madh. Tani jemi të parët, kemi një ndeshje shumë të vështirë me Anglinë. Por, atje nuk kemi se çfarë të humbim. Pritet që mund të bëjmë ndonjë fantazi, ose për të marrë ndonjë pikë./Supersport.al

Top Channel