Khabib Nurmagomefdov konfirmohet si kampion në Ultimate Fight Championship teksa mundi në duelin e radhës Dustin Poirier, një sfidë që kjo që u transmetua drejtpërdrejt edhe në platformën Digitalb nëpërmjet paketës Supersport.

Sportisi nga Dagestani, një specialist i arteve marciale e mposhti kundërshtarin e tij në evenimentin e zhvillur në Abu Dhabi pas 3 raundeve duke unifikuar gjerdanët e artë në peshat e lehta.

Poirier e vuajti stilin e luftimit të Khabib që njihet ndryshe edhe si ‘Shqiponja ruse’, por edhe ai pati momente kur e goditi fort kundërshtarin e tij.

Dy raundet e para të këtij dueli përfunduan me rezultatin 10-9 për Nurmagomedov, ndërkohë që në randund e tretë sportisti nga Dagestani i dha goditjen përfundimtare kundërshtarit të tij duke e hedhur në tapet me Poirier që u detyrua të dorëzohej dhe e gjithë kjo ndodhi kur ai dukej se e kishte futur në kurth kampionin e UFC.

Me këtë ndeshje, Nurmagomedov e përmirëson akoma më shumë bilancin e tij në kampionatin UFC teksa e çoi atë në 28 fitore dhe asnjë humbje.

Top Channel