Një muzikë po aq e mirë sa e Gustav Mahler-it, por e krijuar nga inteligjenca artificiale?
Nuk është e pamundur, siç e dëshmoi qarte edhe performanca e jashtëzakonshme e një orkestre në qytetin austriak të Linz-it, ku u interpretua simfonia e pambaruar numër 10 e Mahler-it, e pasuar nga 6 minuta muzikë e së njëjtës linjë me kompozitorin e famshëm, vetëm se e shkruar nga software-i!!
Ideatori i projektit thotë se dallimet mes pjesëve janë të qarta, por në mesin e publikut, nuk u pajtuan të gjithë me ketë mendim.
“Personalisht, nuk arrita ta kuptoj ndryshimin. Besoj se ishte realizuar shumë mirë”, u shpreh Maria Jose Sanchez Varela, shkencëtare dhe filozofe.
Performanca ishte pjesë e Ars Electronica Festival, në Linz, një event që synon të nxjerrë në pah lidhjet mes shkencës, artit dhe teknologjisë. Truri i kësaj performance avangardë ishte kompozitori dhe studiuesi Ali Nikrang, i cili këmbëngul megjithatë se ndonëse është muzikë e tillë, që ka brenda edhe emocionet, kush e njeh vërtet Mahler-in, e kupton se nuk është dora e tij.
Top Channel