Entuziazëm i madh në fjalët e heronjve “Dardanë” pas suksesit historik 2-1 me Çekinë. Amir Rrahmani, Bersant Ceila, Fidan Aliti dhe Besar Alimi tregojnë emocionet e fitoren me Çekinë, duke premtuar të tjera ndeshje të mëdha në të ardhmen.

Amir Rrahmani: E kemi një hap të mirë, duke e mposhtur rivalin kryesor, pasi Anglia është favorit. Jemi lider, por Anglia ka dy ndeshje më pak. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin. Çekia është super ekip, kemi parë disa video te tyre, ishin favoritë, por ne iu treguam se mund t’i mposhtim.

Anglia? Ndeshje e vështirë, por do të tentojmë fitoren. Iu premtoj se do të japim maksimumin. Edhe me barazim do të ishim të kënaqur.

Bersant Celina: Deri tani ishte ndeshja më e vështirë. U pa qartë se ata kanë shumë kualitet. Por edhe ne kemi lojtarë të talentuar dhe merituam fitoren. Që të gjithë besuam se mund të riktheheshim në lojë. U zhgënjyem kur pësuam golin e parë, por sapo barazuam e kishim ndjenjën që do të shënonim edhe golin e dytë.

Fidan Aliti: Largimi i topit nga vija? E kam ndier me zemër dhe kështu shkova 2-3 hapa mbrapa. Ky është ekipi, duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Tifozët janë një plus i madh, ishim 12 lojtarë kundër 11. Partneriteti me Rrahmanin? Me Amirin komunikojmë mirë, jo veç në fushë, por edhe jashtë saj. Jemi shume shokë të mirë. “Anglia? Prioritet ishte Çekia, ne shkojmë në Angli për të bërë punën tonë, jo për të bërë shaka”.

Besar Alimi: Kemi treguar që jemi një ekip i fortë përtej mungesave, e mposhtëm Republikën e Çekisë. Me këtë ekip që e kemi, posedojmë më shumë topin dhe kemi pasime më të mira. Çekia zhvilloi një lojë të ashpër, mirëpo ne dolëm fitimtarë në duele dhe në fund i morëm tri pikë./Superspor.al

Top Channel