Tadej Pogaçar e shkruan sërish emrin e tij në Xhiron e Spanjës. Çiklisti slloven fitoi etapën e 13, Bilbao-Los Machucos, duke regjistruar edhe suksesin e tij të dytë në këtë edicion të Xhiros së Spanjës.

Pogacar i përshkoi 166.4 km e kësaj etape me kohën 4 orë 28 minuta e 26 sekonda. Pogaçar e mor këtë fitoren në fraksionin e fundit të etapës në ngjitjen Los Machucos për të mbyllur me sukses një etapë që ishte e karakterit malor duke qenë se në total ishin 7 fraksione me ngjitje.

Menjëjherë pas Pogaçar, në vendin e dytë u rendit bashkëkombasi i tij Primoz Roglic, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua francezi Pierre Latour që la pas Alejandro Valverde.

Kjo fitore e etapës së 13 i jep mundësinë Pogaçar që të ngjitet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Xhiros së Spanjës që vazhdon të kryesohet nga Roglic, ndërkohë që në vendin e dytë është Alejandro Valverde.

Top Channel